Injoruan trajnerin Fonseca, Milani fal dy “rebelët” Theo dhe Leao
Ndeshja Lazio-Milan u mbyll 2-2 dhe episodi më pikant i takimit ishte momenti kur Leao dhe Theo Hernandez nuk iu bashkuan shokëve të skuadrës, duke injoruar faktin se duhej të dëgjonin këshillat e trajnerit.
Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Milani nuk do ta ndëshkojë dyshen e krahut të majtë, sepse ata janë krejtësisht të justifikuar për veprimin e tyre.
Ata vendosën të qëndrojnë në kahun e kundërt të fushës, kur trajneri Paulo Fonseca po jepte udhëzimet për ekipin gjatë pushimit të vogël. Duke qenë se Leao dhe Theo e nisën ndeshjen nga stoli, u mendua se kjo ishte shprehje indinjate ndaj trajnerit, por e vërteta rezulton ndryshe.
Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, e pa incidentin nga afër dhe e gjykoi personalisht situatën. Sipas tij dhe sipas trajnerit Fonseca, Leao dhe Theo nuk bënë asgjë gabim.
“Ne kishim hyrë dy minuta më parë, nuk kishim nevojë për pushimin e ftohjes. Nuk ishte asgjë kundër ekipit dhe trajnerit”, u justifikua Theo pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

