Inteligjenca artificiale parashikon finalen e Champions League, fitues do të dalë …

“Finalja e ardhshme e Ligës së Kampionëve do të shohë përballjen mes Manchester City dhe Bayern Munich”. Ky është parashikimi i Chat Gpt4, i cili parashikon triumfin e dytë radhazi të skuadrës së Pep Guardiolës, këtë herë ndaj bavarezëve (të cilët do të ndeshen me Lazion në 1/8 finale), pas atij të arritur edicionin e kaluar ndaj Interit në Stamboll.

Pas shortit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, studiuesit e IULM në Milano i kërkuan inteligjencës artificiale të parashikonte rrugën e tri skuadrave italiane ende në këtë garë.

Nëse Interi, që pret një ndeshje të dyfishtë me Atletico Madrid, “ka një shans të mirë për të kaluar në çerekfinale”, ndërsa arritja në gjysmëfinale mund të jetë më e vështirë. Napoli mund të arrijë në gjysmëfinale nëse ia del për të kapërcyer Barcelonën në 1/8 finale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?