Inter bën një tjetër hap drejt Kumbullës, pritet oferta finale
Marash Kumbulla është kthyer në një telenoveë që duket se nuk ka fund gjatë kësaj vere. Interi vijon të jetë i avantazhuar për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla, ndërsa vijojnë kontaktet me Veronën për arritjen e marrëveshjes.
Ditën e djeshme zikaltrit kanë mbajtur një tjetër raund bisedimesh me drejtuesit e Veronës, pasi aktualisht po punohet për të gjetur formulën e duhur të transferimit dhe lojtarët që do të përfshihen në marrëveshje. Interi ka arritur tashmë një marrëveshje me vetë mbrojtësin, i cili do të pranonte me kënaqësi transferimin në Milano, ndonëse nuk përjashtohet që në marrëveshje të vendoset lënia edhe një sezon tjetër te Verona në huazim.
Aktualisht mbrojtësi shqiptar është dëmtuar për një problem të vogël muskulor dhe me gjatë e ka mbyllur sezonin, ndërsa palët nuk nxitojnë për të arritur marrëveshjen, pasi merkato pritet të hapet vetëm në fillim të muajit shtator.
Marash Kumbulla debutoi këtë sezon në Serinë A dhe mori një fanellë titullari te Verona duke arritur që të tregojë vlerat e tij menjëherë.Lazio dhe Juventus ndërkohë nuk janë dorëzuar dhe nuk përjashtohet një ndërhyrje e tyre në ditët në vijim.