Inter dhe City mendojnë për një super shkëmbim në verë

during the Serie A match between SSC Napoli and FC Internazionale at Stadio San Paolo on October 21, 2017 in Naples, Italy.

Inter dhe Manchester City kanë filluar që të mendojnë që tani për një shkëmbim që mund të jetë në të mirë të të dyja skuadrave. Skuadra angleze gjatë këtij sezoni ka vuajtur mungesën e një mbrojtësi qendror për shkak të shumë dëmtimeve. Guardiola e ka etiketuar objektivin e radhës në këtë repart, teksa bëhet fjalë për Milan Skriniar.

Mbrojtësi i Interit shihet si zgjidhja ideale ndërkohë që City është i gatshëm që të heqë dorë nga Cancelo. Portugezi nuk ka bindur aspak në sezonin e parë në Premier League, teksa një rikthim i mundshëm mund t’i shërbente edhe Conte që kërkon lojtarë të shpejt anësor.

Një shkëmbim kokë më kokë është propozimi i “qytetarëve”, i cili me shumë mundësi do të pritet pozitivisht nga Interi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP