Inter: Dumfries gati pas tre muajsh, Calhanoglu mungon sërish.
Rikthimi i Denzel Dumfries në skuadrën e Interit pas më shumë se tre muajsh mungesë shënon një hap drejt normalitetit për zikaltërit. Mbrojtësi holandez, i cili pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë më 9 nëntor të vitit të kaluar gjatë ndeshjes Lazio-Inter, iu nënshtrua një operacioni më 16 dhjetor në Klinikën Fortius në Londër për stabilizimin e gjymtyrës. Pas rikuperimit, ai është rikthyer në stërvitje me grupin pas sfidës me Leçen dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës në Champions League, megjithëse kjo konsiderohet më shumë një lëvizje simbolike për t’i dhënë sërish ndjesinë e atmosferës së kompeticionit.
Megjithatë, debutimi i tij i vërtetë në fushë pritet të ndodhë në ndeshjen e ardhshme të Serisë A kundër Xhenoas, të shtunën e ardhshme. Ndërkohë, Hakan Calhanoglu nuk do të jetë i grumbulluar. Mesfushori turk ka rikuperuar praktikisht nga lodhja në aduktorin e këmbës së djathtë dhe ka stërvitur me grupin dje në mëngjes, por ka nevojë për disa ditë shtesë pushimi krahasuar me kolegun holandez. Stafi mjekësor do ta rivlerësojë Calhanoglun në prag të ndeshjes me Xhenoan, duke konfirmuar mungesën e tij për sfidën e Champions League.
Marrë nga La Gazzetta dello Sport
KOHA JONË SONDAZH

