Inter-Juve, Arsenal-Liverpool dhe derbi i Madridit. Një e diel e zjarrtë e kalendarit futbollistik

Ndërthurja e fatit e ka bërë këtë të dielë ditën më spektakolare të kalendarit futbollistik në kampionatet kryesorë të Europës, luhen Inter-Juventus, Arsenal-Liverpool, Real Madrid-Atletico, Lyon- Marsejë dhe madje edhe Panathinaikos-Olympiakos. Në Itali, përtej rivalitetit të përjetshëm mes Inter dhe Juves, penalltisë së padhënë të Ronaldo fenomenit, Calciopolit këtë herë derbi i Italisë vjen me aromën e titullit.

Interi me statusin e skuadrës më të fortë të kampionatit dhe me një ndeshje më shumë në dispozicion, pret rivalët kryesorë për Scudetton, Juventusin e Max Allegrit, që kërkon fitoren për parakalimin e madh në një sfidë që i jep drejtim kampionatit.

Sfidë e jashtëzakonshme bomberash mes Lautaro Martinez dhe Vlahovic, të njëjtët që shënuan dhe në barazimin 1-1 të fazës së parë, por këtë herë pritet një sfidë shumë më e ndezur, pasi të dyja skuadrat e dinë që luhet gjithçka për gjithçka. Derbi i Italisë drejtpërdrejt në orën 20.45 në SS2.

Swiss Digital Desktop Reklama

15 minuta më pas, në SS3, nis Real-Atletiko. Derbi i Madridit me Los Blancos kryesues të kampionatit, që kërkojnë kurorën e mbretërve të La Ligas, me luftëtarët Los Colchoneros që kërkojnë t’u vënë stërkëmbëshin në një sfidë që ka ofruar spektakël të jashtëzakonshëm. Në javët e fundit prodhuan dy përballje spektakolare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Superkupë, Reali fitoi 5-3 ndaj Atletikos në gjysëmfinalet e Superkupës në një sfidë të jashtëzakonshme. Kur bëhet fjalë për rivalitet, i jashtëzakonshëm është ai sidomos në Ballkan. Greqia është në ethet e Panathinaikos-Olympiakos, në takimin që transmetohet në orën 20.00.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?