Inter kryeson garën për Kumbullën

Marash Kumbulla është një prej futbollistëve më të përfolur në merkaton e Serie A, me zikaltërit që synojnë të thyejnë përfundimisht konkurrencën e Lazio-s. Për të arritur te shqiptari, zikaltërit ofrojnë edhe sulmuesin e akademisë, Edoardo Vergani, i cili është një prej të rinjve më interesantë të futbollit italian.

Kumbulla është kthyer në objektivin kryesor të Interit për mbrojtjen, për sezonin e ardhshëm. Me 25 ndeshje si titullar në këtë sezon, ku ka munguar vetëm në pak takime për probleme fizike, kuqeziu është një garanci për të ardhmen dhe një garanci për projektin e trajnerit Antonio Conte.

Merkato e Interit vazhdon edhe me akordin me Alexi Sanchez. Sulmuesi do të qëndrojë deri në vitin 2023, duke pranuar të ulë pagën prej 12 milionë euro në sezon, që përfitonte te Manchester United. Pas marrëveshjes me lojtarin, duhet gjetur edhe akordi me klubin anglez, që nuk pranon të zbresë nga shifra e 15 milionë eurove për kartonin.

SHKARKO APP