Inter mendon që tani për verën e ardhshme, “piketon” mbrojtësin e Udineses

Inter po mendon që tani për merkaton e verës së ardhshme, ku objektivi kryesor i drejtuesve zikaltër është mbrojtja. Kjo edhe për shkak se Acerbi e De Vrij janë pranë fundit të kontratës së tyre.

Sipas “Corriere Dello Sport”, në planet e klubi janë disa emra e së fundi është shtuar edhe ai i sllovenit Jaka Bijol. 25-vjeçari luan prej tri sezonesh në Serie A e skuadrën e Udinese, ku në 67 ndeshje ka realizuar 4 gola.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me bardhezinjtë, për të cilin kërkojnë 15 milionë euro. Përvoja e tij në kampionatin italian e bën atë favorit ndaj mjaft kandidatëve të tjerë. Inter ka kohë që monitoron lojtarin dhe synon të arrijë brenda pranverës së ardhshme një marrëveshje me Udinese.

SHKARKO APP