FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jo vetëm Juventus, në garë për Ismajlin futet edhe Interi

Mes shumë objektivave të ardhshëm të merkatos së Interit, ka përfunduar së fundmi edhe Ardjan Ismajli, si një zëvendësues i mundshëm i Acerbit dhe De Vrij, të cilët mund të largohen në fundin e sezonit.

Shumë emra janë përmendur në perspektivë, mes mundësive me kosto të ulët dhe goditjeve prospektive, por klubi milanez do ta ketë të vështirë të operojë, duke qenë se nuk është i vetmi ekip që do të duhet të rregullojë mbrojtjen në verën e ardhshme.

Sipas calcermarcato.it, Ismajli ka befasuar pozitivisht në javët e para të këtij sezonit. Juventus prej disa ditësh ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Kombëtares sonë, madje dërgoi edhe skaut për ta vëzhguar në Pragë, për duelin kundër Çekisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shihet si zëvendësuesi ideal i Bremerit në merkaton e dimrit, por mesa duket do të duhet të mposht rivalitetin e Interit. Ismajli ka kontratë deri në vitin 2025 dhe është në diskutime për rinovimin e kontratës. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?