INTER-NAPOLI/ Conte rigjen Lautaron, Gattuso lë në stol Hysajn

NAPLES, ITALY - JANUARY 06: Gennaro Gattuso SSC Napoli coach greets Antonio Conte FC Internazionale coach after the Serie A match between SSC Napoli and FC Internazionale at Stadio San Paolo on January 06, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Sonte në mbrëmje Inter dhe Napoli do të luajnë gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Trajneri Antoio Conte ka konfirmuar skemën 3-5-2, teksa në portë do të jetë sërish Padelli. Biraghi dhe Moses do të luajnë në krahë ndërkohë që Eriksen sërish do ta nisë nga stoli. Në sulm në krahë të Lukakut, do të rikthehet Lautaro Martinez.

Në krahun tjetër, Gattuso vjen me skemën 4-3-3, teksa Elseid Hysaj sërish për të dytën ndeshje radhazi ka përfunduar në stol. Në sulm është rikthyer nga minuta e parë Callejon, që do të formojë trinomin me Zielinskin dhe Mertens.

SHKARKO APP