Inter ndryshon emër dhe logo, ja si do të quhet klubi zikaltër. Tifozët në revoltë

Jo vetëm pronësia, pasi Inter përgatitet për një revolucion të vërtetë sa i përket imazhit. Klubi zikaltër do të ndryshojë emrin dhe logon e tij historike, duke nisur nga muaji mars. Football Club Internazionale Milano është emri i regjistruar që nga krijimi i tij, ndërsa me fushatën e re që lidhet me marketingun do të titullohet thjesht Inter Milano.

Për këtë “restyling” kompania Suning që ka pronësinë e klubit po punon prej muajsh, ndërsa kërkon ta prezantojë zyrtarisht më 9 mars. Ndryshimi i emrit shoqërohet edhe me ridizenjimin e logos historike të krijuar që në vitin 1908. Këto rinovime nuk janë diçka e re në botën e futbollit, ndrësa vetëm pak vite më parë Juventus iu nënshtrua një revulucini në imazhin e tij.

Gjithsesi, jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë risi në klubin zikaltër. Një pjesë e mirë e tifozëve zikaltër kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale duke e cilësuar këtë ndryshim në emër dhe logo si të papranueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?