Inter në ankth për Lukakun, mund të rrezikojë sfidat me Romën dhe Juven
Interi është në ankth për Romelo Lukakun, pasi është në pritje të testeve mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Sulmuesi belg doli dje nga fusha e lojës i dëmtuar, ndërkohë që Conte konfirmoi se mund të bëhet fjalë vetëm për lodhje muskulore.
Diagnoza e parë i referohet një kontraktimi muskular të kofshës së djathtë, në pritje të testeve të mëtejshme. Lukaku mbetet në dyshim të fortë për udhëtimin në Marassi kundër Sampdorias.
Interi shpreson që ta ketë shumë shpejt në dispozicion pasi e presin dy ndeshje ferri, me 10 ndaj Romës dhe një javë më pas ndaj Juventusit. Ditën e sotme ai nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës, teksa me shumë mundësi do ta nisë nga stoli sfidën ndaj Sampdorias.