Inter shkaterron Juventus

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=r_EilfOHCpY” width=”560″ height=”315″]

Një mbrëmje e madhe në shtëpinë zikaltër. Sulmuesi Mauro Icardi ka vulosur triumfin e Interit në përballjen me Juventus që pëson humbjen e parë sezonale. Bomberi argjentinas konfirmohet si “delja e zezë” për bardhezinjtë duke firmosur një gol dhe një asist për skuadrën e tij dhe për të përmbysur golin e shënuar nga Lichtsteiner. E gjithë San Siro kaloi në delir pasi një fitore me Juventus kujtohej që nga koha kur në pankinë ishte Stramaccioni. Mbetet në hije skuadra e Allegri që nuk bind sërish pas barazimit 0-0 me Sevilla në Champions. Alegri la jashtë Higuain, Barzagli dhe Lemina duke kthyer titullarë Benatia dhe Pjanic ndërsa përpara dyshen Mandzukic dhe Dybala. De Boer zgjodhi Eder dhe Candreva me Banega pas krahëve të Icardi. Në tribunë spikati “pronci” Diego Milito. Ishte në tribunë  edhe trajneri i kombëtares Giampiero Ventura. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. I pari zhbllokoi Lichtsteiner në minutën e 66-të. Për ziklatrit barazoi Icardi me kokë në të 68-tën ndërsa fiks 10 minuta më pas Perisic shënoi një gol të zgjuar me kokë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?