Interi arrin akordin me Kumbullën për transferimin në verë

Marash Kumbulla është një nga emrat më të nxehtë të merkatos, teksa shumë klube të mëdha kanë shprehur dëshirën për ta transferuar.  “Gazzetta Dello Sport, e përditshmja më e madhe në Itali, raporton se zikaltërit kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara. Në takimin e fundit që është organizuar mes drejtuesve të dy klubeve është akordi për kalimin e talentit shqiptar në Milano gjatë verës së këtij viti mbi bazën e 20 milionë eurove.

Për të arritur një marrëveshje për Kumbullan, Interi ka pranuar t’i japë në huazim që në merkaton e janarit, Veronës Federico Dimarcon ndërkohë që mund të pranojë të huazojë edhe për sezonin e ardhshëm talentit tjetër Eddy Salcedo. Klubi zikaltër ka rivalitet të ashpër edhe nga Anglia ku janë interesuar Manchester United, Chelsea dhe Everton me Ancelottin që e kërkonte edhe te Napoli, 19-vjeçarin kuqezi.

SHKARKO APP