Interi befason Napolin, kërkon t’i vjedhë mesfushorin maroken të Veronës
Napoli ka një marrëveshje me Veronën për blerjen e mesfushorit maroken Sofyane Amrabat për shifrën e 15.6 milionë eurove në verën e ardhshme, por të kaltrit ende nuk kanë gjetur akordin me lojtarin.
De Laurenttis i ofron Amrabat një kontratë 5-vjeçare dhe me një klauzolë prej 100 milionë eurosh, ndërsa vetë marokeni kërkon një kontratë maksimumi 4-vjeçare dhe me klauzolë jo më të lartë se 50 milionë euro.
Interi kërkon të përfitojë nga kjo situatë, teksa kanë pritur këtë pasdite në zyrat e klubit menaxherin e Amrabat, Muhamed Sinouh. Vlen të theksohet se zikaltrit janë të gatshëm të barazojnë ofertën e Napolit për klubin e Veronës, ndërsa tani beteja do të jetë se cili nga klubet do të bindë më shpejt mesfushorin 23-vjeçar, që po bën mjaft mirë këtë sezon.