Interi bën gati 30 milionë euro për “bishën” e mbrojtjes së Torinos

Interi është një nga skuadrat më aktive në merkaton e kësaj vere. Pas Mkhitaryan të zyrtarizuar dhe me Lukakun, Asllanin dhe Dybala-n shumë pranë akordit, objektivi i radhës është Gleison Bremer.

Presidenti Zhang është gati që të investojë 30 milionë euro për qendërmbrojtësin që ka shkëlqyer në sezonin e fundit me ekipin granata. Torino mund të pranojë ofertën, duke marrë në konsideratë faktin ë lojtarit i skadon kontrata verën e ardhshme.

Afrimi i Bremer do të jetë i lidhur dhe me të ardhmen e Skriniar, i cili kërkohet nga PSG. Në rast të largimit të sllovakut, Interi do tentojë edhe Nikola Milenkovic nga Fiorentina për shifrën e 15 milionë eurove. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP