Interi bën gati planin për sulmin nëse largohet Lautaro Martinez

Interi është duke u përgatitur për çdo të papritur që mund të rezervojë merkato gjatë verës. Një ndër çështjet më delikate është padyshim e ardhmja e Lautaro Martinez, i cili pritet që të largohet te Barcelona, atje ku Messi e kërkon me ngulm. Argjentinasi këtë sezon ka shënuar 16 gola në 31 ndeshje dhe për ta zëvendësuar nuk do të jetë aspak e thjeshtë.

Alexis Sanchez pritet që të rikthehet te Manchester United, pasi nuk e ka bindur Conten. Synimi parësor do të jetë afrimi i bomberit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni ka kontratë deri në vitin 2021, teksa ka pasur interesim edhe nga Barcelona për të.

Më e thjeshtë duket pista Oliver Giroud, i cili është më i arritshëm për Interin, teksa mund të jetë një alternativë e mirë për të mbështetur Lukakun. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP