Interi beson ende te kualifikimi, por shpreson te Barcelona

Humbja në Dortmund ka minimizuar shanset e Interit për t’u kualifikuar në fazën tjetër në Champions League. Zikaltërit rrezikojnë t’i japin lamtumirën turneut më prestigjioz, megjithatë matematika lë vend për të shpresuar. Italianët i kanë hedhur sytë nga Barcelona, pasi dy hipotezat e mundshme për të evituar dështimin lidhen pikërisht me katalanasit.

 

Së pari, Interi duhet të fitojë në Pragë ndaj Slavias, më 27 nëntor, e më pas të marrë pikët e plota edhe ndaj Barcelonës në ndeshjen e fundit të grupeve. Në këtë rast, katalanët mund të luajnë të pamotivuar, sepse nëse fitojnë ndaj Dortmundit janë të kualifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për t’u kualifikuar, zikaltërve mund t’u mjaftojnë edhe 4 pikë në dy ndeshjet e mbetura, por me kusht që Borussia të marrë vetëm një pikë në sfidat ndaj Barcelonës dhe Slavias.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?