Interi dhe Atalanta në Champions League, Milani mbetet jashtë (VIDEO)
Bergamaskët fituan 3-1 në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolos duke e mbyllur kampionatin në vendin e tretë. Do të ishin miqtë që do të kalonin të parët në avantazh me Berardin, por Zapata do të barazonte në minutën e 35-të. Në fundin e pjesës së parë Berardi u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që këtë që e shfrytëzoi më së miri ekipi i Gasperinit që shënoi edhe dy gola të tjerë me Gomez dhe Pasalic.
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
Interi dhe Empoli dhurojnë një mbrëmje magjike, teksa në fund buzëqeshin zikaltrit që shkojnë në Champions dhe përloten ata të Empolit që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Seria B. Zikaltrit fituan me shumë fat 2-1. Keita Balde zhbllokoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë me një super gol. Në minutën e 61-të, Mauro Icardi humbi një penallti. Empli ndërkohë luan mjaft mirë dhe shënon golin e barazimit me Traore. Gjithsesi zikaltrit do të kalonin sërish në avantazh me Nainggolan, një gol që ju jep kualifikimin për në Champions League.
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
Milani ndërkohë fitoi 3-2 ndaj Spal, por kjo nuk i ka mjaftuar për të zënë një vend në zonën Champions. Calhanoglu kaloi fillimisht në avantazh kuqezinjtë që në minutën e 18-të, ndërkohë që 5 miuta më pas Kessie shënoi golin e dytë. Gjithsesi Spal reagoi mjaft mirë duke shënuar me Vicarin dhe Fares. Kessie nga pika e bardhë i dha fitoren kuqezinjve.
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

