Interi dhe Milani luajnë sonte për 11 milionë euro në finalen e Superkupës

Interi dhe Milani do të luajnë mbrëmjen e sotme në Riad të Arabisë Saudite finalen e Superkupës së Italisë. Fituesi i këtij trofeu do të vendoset nga derbi i Milanos, ndërsa do të marrë edhe një shumë që shkon deri në 11 milionë euro.

Klubeve që kanë arritur në gjysmëfinale, si Juventusi dhe Atalanta, u janë garantuar 2.4 milionë euro, ndërsa Interi dhe Milani, që luajnë finalen, kanë tashmë një shumë të garantuar prej 6.7 milionë eurosh. Ky bonus i përgjithshëm arrin në 23 milionë euro, një pjesë e të cilës (rreth një të tretën) do të shpërndahet mes 16 klubeve të tjera të Serisë A.

Për skuadrat që luajnë në finale, ka mundësi të fitojnë më shumë. Fituesi i Superkupës mund të fitojë deri në 9.5 milionë euro, dhe ky shifër mund të rritet edhe më shumë nëse realizohet një ndeshje miqësore me fituesin e Superkupës në Arabinë Saudite, duke sjellë një bonus prej 1.5 milionë eurosh. Në total, ky mund të arrijë deri në 11 milionë euro.

SHKARKO APP