Interi dhuron 300 mijë maska dhe produkte dezinfektimi në Itali

Interi dhe grupi që ka në pronësi klubin, “Suning”, u kanë dhuruar institucioneve të kujdesit në Itali 300 mijë maska dhe produkte të tjera sanitare, në këto ditë të vështira që vendi po kalon për shkak të përhapjes së shpejtë të coronavirusit.

“Shpresojmë që eksperienca e Kinës në përballimin me efikasitet të situatës së shkaktuar nga koronavirusi, të ndihmojë sadopak Italinë në ndalimin e përhapjes me shpejtësi të këtij virusi”, deklaroi presidenti i klubit zikaltër Steven Zhang.

Më herët ai kishte dhuruar edhe 100 mijë euro për Departamentin e Shkencës dhe Bio-mjekësisë në Milano.

 

SHKARKO APP