Interi duhet të ruajë yjet, Arsenal dhe Barcelona kanë gati ofertat

Sezoni i Inter po karakterizohet nga luhatje në rezultate, por disa prej lojtarëve zikaltër kanë përfunduar në radarët e klubeve më të mëdha evropiane. Dy emra spikasin mbi të tjerët: Francesco Pio Esposito dhe Alessandro Bastoni.

Sulmuesi i ri, në sezonin e tij të parë me ekipin e parë në “San Siro”, ka bindur me paraqitjet e tij, duke tërhequr vëmendjen edhe jashtë Italisë. Sipas raportimeve, Arsenal ka mbetur i impresionuar nga cilësitë e 19-vjeçarit. Madje trajneri Mikel Arteta, pas përballjes së 20 janarit në Ligën e Kampionëve, thuhet se i ka kërkuar drejtorit sportiv Andrea Berta të shqyrtojë mundësinë e një oferte për talentin zikaltër.

Megjithatë, qëndrimi i Interit mbetet i prerë: Esposito konsiderohet i pashitshëm dhe, sipas burimeve pranë klubit, nuk ka pasur as kontakte zyrtare mes palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, një tjetër kërcënim vjen nga Spanja. Barcelona ka rikthyer interesin për Bastonin. Mbrojtësi italian, i përfolur së fundmi për një episod simulimi që çoi në përjashtimin e një kundërshtari, ka kohë që pëlqehet nga disa klube të Premier League, por tani katalanasit duket se janë gati të hedhin hapa konkretë pas një interesi fillestar të shfaqur disa muaj më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?