Interi e ka seriozisht për sulmuesin e Bayernit, e do që në janar

Interi i këtij sezoni duket se është në binarët e duhur, pasi ka bërë një prezantim shumë të mirë në kampionat dhe në Champions është ende në garë për një vend në fazën tjetër. Sipas mediave gjermane drejtuesit e klubit ziklatër po mendojnë për një tjetër dhuratë që në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për Thomas Muller, i cili sipas “Kicker” përshtatet më së miri me filozofinë e Contes.

 

Fakti që Niko Kovac nuk është preferuar nga minuta e parë në shumë ndeshje këtë sezon, ka bërë që ai të rimendojë largimin. Sulmuesi gjerman ka një mesatare prej 40 minutash për ndeshje, teksa në 5 raste ka hyrë si zëvendësues.

Nëse ky transferim do të finalizohet, ai nuk do të jetë i pari, pasi në të kaluarën edhe Karl-Heinz Rummenigge ka veshur fanellën zikaltër, por pa harruar as emra të tjerë të njohur si Lothar Mathhaus, Klinsman dhe Podoski. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP