Interi edhe më pranë Lukakut, ja oferta e fundit që mund të bindë United

Tratativa mes Interit dhe Manchester United për Romelu Lukakun ka hyrë në një fazë të nxehtë, që mund të sjellë edhe konkretizimin e këtij operacioni. Klubi zikaltër duket më i avantazhuar se Juventusi pas dështimit të marrëveshjes me Paulo Dybala-n, duke bërë që këta të fundit të tërhiqen nga gara.

Sipas “Sky Sport”, Marotta dhe Ausilio po bëjnë të gjitha tentativat për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen, teksa oferta e fundit është 70 milionë euro, por me bonuset mund të arrijë shifrën e 83 milionë eurove, të kërkuar nga ekipi anglez.

Solskjaer mund të miratojë këtë operacion dhe të afrojë në skuadër Llorenten, i cili u është vetofruar në orët e fundit, ndërkohë që ka një akord edhe me Mandzukic. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP