Interi eliminohet me turp nga Championsi, Benzema kualifikon Realin (VIDEO)

Interi dhuron surprizën më të madhe të mbrëmjes në Champions League. Skuadra e Contes është skualifikuar që në fazën e grupeve, teksa nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në duelin e fundit ndaj Shakhtar Donesk. Ishte një sfidë shumë e dobët për zikaltrit që përveç një shtylle në pjesën e parë, thuajse nuk e rrezikuan asnjëherë portën e ukrainasve.

Real Madrid siguroi kualifikimin falë një fitore të thjeshtë 2-0 në sfidën e fundit kundër Borussia Monchengladbach. Ndeshjen e vendosi i përhershmi Karim Benzema, i cili do të shënonte dy gola. Sulmuesi francez realizoi në minutën e 9-të dhe të 32-të, dy gola që e kualifikuan si të parët në grup madrilenët.

Atletico Madrid siguroi kualifikimin si e dyta në Grupin A, pasi fitoi 2-0 në transfrtën ndaj Salzburg. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Mario Hermoso në minutën e 39-të, ndërkohë që në fundin e kohës së rregullt Carrasco vulosi suksesin. Në këtë grup Bayerni kryesues, fitoi 2-0 ndaj Lokomotivës me golat e Sule dhe Choupo-Moting. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP