Interi feston ditëlindjen me fitore ndaj Bolognës (VIDEO)
Interi vijon rrugëtimin perfekt drejt titullit kampion, duke koleksionuar fitoren e 13 në 13 ndeshje në vitin 2024, duke e festuar në mënyrën më të bukur ditën e 116-vjetorit.
Në minutën e 37’, pas asistit të dhuruar nga Bastoni, Bisseck shënoi me një goditje të fortë me kokë dhe u dha avantazhin miqve. Në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja anët nuk u shënua asnjë gol tjetër, duke bërë që ndeshja në fund të mbyllej me rezultatin 0-1.
Kristjan Asllani u aktivizua nga stoli në minutën e 61’, duke treguar edhe këtë mbrëmje një formë të mirë. Pas javës së 28-të të Serie A, Bologna renditet në vend të katërt me 51 pikë, teksa Inter kryeson me 75 pikë.
🚨🇮🇹 GOAL | Bologna 0-1 Inter | Bisseck
INTER HAVE TAKEN THE LEAD!https://t.co/fvsmErJtoT
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 9, 2024
KOHA JONË SONDAZH

