Interi fiton me lehtësi ndaj Bolognës dhe rimerr kreun e renditjes

Interi bën detyrën ndaj Bolognës duke marrë një sukses 3-1 në sfidën e parë për vitin 2026. Paraqitja shumë bindëse e zikaltërve me Lautaron lider në fushë sollën tre pikë të rëndësishme dhe konfirmimin e vendit të parë në renditje.

Pjesa e parë u mbyll vetëm 1-0 pas një goli të shënuar nga Zielinski, falë ndërhyrjeve të jashtëzakonshme të portierit Ravaglia, i cili mbajti Bolognën në lojë me disa pritje vendimtare. Në fraksionin e dytë, Inter rriti ritmin dhe gjeti goditjen përfundimtare, duke e mbyllur takimin 3-1. E vetmja notë negative për skuadrën e drejtuar nga Cristian Chivu ishte një moment shpërqendrimi në mbrojtje, që solli golin e vetëm të Castros.

Lautaro Martínez ishte protagonisti absolut, duke realizuar një gol tipik sulmuesi dhe duke dhuruar disa veprime teknike të nivelit të lartë. Thuram nuk mungoi në festën e zikaltërve me golin e tretë. Chivu buzëqesh jo vetëm për fitoren e dytë radhazi ndaj rivalëve të fortë si Atalanta dhe Bologna, por edhe për alternativat e shumta që ka në mesfushë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?