Interi fiton me një penallti ndaj Napolit, Milani ndalet dhe ndaj Genoas (VIDEO)

Interi përfiton më së miri nga ndalesa e Juventusit, duke rrëmbyer një fitore me shumë vlera, 1-0 ndaj Napolit. Në “Sab Siro” zikaltrit vuajtën shumë, madje shpesh herë ishin edhe inferior, por një episod i pjesës së dytë e vendosi ndeshjen.

Në minutën e 71-të, Darmian rrëzohet brenda zonës, teksa për arbitrin kishte penallti. Gjatë protestave, Insigne u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari duke lënë ekipin me një futbollist më pak. Nga pika e bardhë Lukaku do të godiste saktë në cep. Edhe pse me një futbollist më pak, Napoli në minutat e fundit ju afrua dy herë shumë pranë golit me Di Lorenzon dhe më pas me Petagnan që goditi shtyllën.

Milani nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Genoas, duke bërë ndalesën e dytë radhazi. Matia Destro shënoi në fillimin e pjesës së dytë për vendasit, ndërkohë që Calabria do të barazonte 5 minuta më pas. Gjithsesi sulmuesi i Genoas realizoi sërish në minutën e 60-të. 7 minuta nga fundi Milani gjeti golin e barazimit me mbrojtësin Kalulu. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP