Interi fiton mes spektaklit derbin ndaj Milanit, rimerr vendin e tretë (VIDEO)

Derbi mes Milanit dhe Interit ka dhuruar një leksion të vërtetë futbollit me shumë gola dhe spektakël. Ekipi i Spallettit arriti që të merrte 3 pikët, duke triumfuar në shifrat 3-2. Zikaltrit kaluan në avantazh që në minutën e 3-të. Perisic kroson në zonë për Lauraro Martinez, i cili e ul mjaft mirë në zonë për Vecinon. Mesfushori me portën e boshatisur e shtyn “sferën” në rrjetë.

Në fillimin e fraksionit të dytë, ekipi i Spallettit shënoi golin e dytë. Politano kroson në zonë për de Vrij, i cili me një goditje të bukur me kokë bën të pavlefshëm zgjatjen e portierit Donnarumma. Regiami i Milanit ishte i menjëhershëm, pasi në minutën ë 57-të, Bakayoko i kundërpërgjigjet menjëherë me një super gol, po me kokë, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit Handanovic.

Sfida bëhet spektakolare, me të dyja skuadrat që luftojnë shumë, por zikaltrit janë më konkret. Politano në minutën e 67-të u pengua në momentin që po dilte nga zona nga Castillejo. Gjyqtari humbi kontrollin, duke u rrëzuar edhe ai disa metra larg futbollistit të Interit, por kjo nuk e pengoi që të vërshëllente 11-metërsh. Nga pika e bardhë Lautaro Martinez shënoi golin e tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Milanit ishte i menjëhershëm, vetëm pas dy minutash, me Musacchion, i cili përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së zikaltërve për ta shtyrë topin në rrjetë. 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt Conti ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Lautero Martinez, por u anulua pasi arbitri rishikoi pamjet në VAR. Milani tentoi deri në fund që të barazonte, por nuk do të arrinte. Me këtë fitore, Interi rimerr vendin e tretë në renditje, me 53 pikë, dy më shumë se kuqezinjtë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?