Interi fiton ndaj Sassuolos, por vuan në minutat e fundit
Interi ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e katërt të Serie A, duke mposhtur Sassuolon me rezultatin 2-1 në “San Siro” dhe duke lënë pas dy humbjet radhazi në kampionat.
Skuadra zikaltër e nisi ndeshjen me intensitet të lartë dhe kaloi në avantazh që në minutën e 14-të, kur Dimarco realizoi pas një asisti nga Sucic. Pas disa mundësive të humbura për golin e dytë, ishte Carlos Augusto që vulosi rezultatin 2-0 në minutat e fundit, me një goditje të devijuar që mashtroi portierin Muric, i cili deri atëherë kishte bërë një paraqitje shumë të mirë.
Sassuolo tentoi të reagojë në fund dhe me golin e Cheddira ngushtoi diferencën, por nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Në fund, skuadra e trajnerit Chivu festoi tri pikë të vlefshme që e ndihmojnë të rikthehet në garë për kreun.
KOHA JONË SONDAZH

