Interi fiton pa probleme ndaj Bolognës, Hakimi shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Interi konfirmon formën fantastike që po kalon, teksa ka arritur fitoren e tretë radhazi në Seria A. Zikaltrit mundën 3-1 pa shumë probleme Bolognën dhe marrin vendin e dytë të renditjes. 4

Në “San Siro” ishte një duel i thjeshtë për zikaltit që e zgjidhën thuajse që në pjesën e parë. Lukaku në minutën e 16 dhe Hakimi në të 45-tën ishin autorët e golave për zikaltrit.

Bologna u përpoq të rikthehej në lojë me të riun Vignato, por gëzimi i tyre zgjati pak minuta, pasi Hakimi shënoi golin e dytë personal duke i dhënë fund shpresave të ekipit të Mihajlovic. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP