Interi fitore dramatike në “frymën e fundit” ndaj Veronës

Interi ka marrë një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 ndaj Veronës në ndeshjen e mesditës së javës së dhjetë të Serie A, duke regjistruar suksesin e dytë radhazi në kampionat dhe duke u afruar në vetëm një pikë larg Napolit, që kryeson renditjen, në pritje të sfidës Milan–Roma.

Zikaltrit e zhbllokuan ndeshjen pas vetëm 15 minutash falë një perlë të Piotr Zielinskit, i cili goditi me të parën nga jashtë zonës pas një asisti fantastik të Calhanoglut nga goditja e këndit. Megjithatë, pas avantazhit, skuadra e Chivu uli ndjeshëm ritmin dhe u përpoq të kontrollonte lojën, por në minutën e 40-të Verona barazoi me një gjuajtje të fuqishme të Giovane-s. Pak para pushimit, Orban goditi shtyllën e djathtë të Sommerit, duke rrezikuar përmbysjen.

Në pjesën e dytë, trajneri Chivu ndërhyri me ndryshime të shumta, duke aktivizuar Dumfriesin, Espositon, Barellan dhe Dimarcon, por pavarësisht presionit të madh të zikaltërve, Verona e drejtuar nga Zanetti qëndroi fort në mbrojtje dhe tentoi të godiste në kundërsulm. Kur gjithçka dukej se po mbyllej në barazim, në minutat shtesë ndodhi episodi vendimtar: një kros i Barellës u devijua në mënyrë të pafat nga Frese drejt portës së tij, duke befasuar portierin Montipò.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?