Interi gati që të blindojë kapitenin, i druhet ofertave për argjentinasin

Lautaro Martinez është shndërruar këtë sezon në liderin e vërtetë tek Interi. Argjentinasi po kalon një formë të shkëlqyer dhe në 14 javët e para të Serie A, ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në 13 raste ndërsa për t’u vlerësuar është edhe kontributi me tre asiste.

Në klubin zikaltër duke parë këtë zhvillim të kapitenit janë “hedhur në sulm” për t’i rinovuar kontratën që i skadon në vitin 2026 dhe në këtë formë të mbajnë larg klubet e interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit.

Me kontratën e re e cila parashikohet të ketë një kohëzgjatje deri në vitin 2028, Lautaro do të përfitojë edhe një rritje të pagës duke arkëtuar shtatë milionë euro në sezon nga gjashtë që fiton aktualisht. Në këtë formë, argjentinasi do të shndërrohej në lojtarin më të paguar në radhët e Inter. Lautaro iu bashkua Interit në vitin 2018 nga argjentinasit e Racing Club për shifrën e 25 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?