Interi gati të ofrojë 65 mln euro për Diego Costa-n
Interi po zhvillon deri më tani një edicion me shumë luhatje, ku alternohen paraqitje të mira si kundër ishte ajo me Fiorentinën me ndeshje zhgënjyese, shembulli më i qartë disfata me Hapoel Beer Sheva. Për këtë arsye gjatë merkatos së Janarit pronarët kinez po synojnë të ndërhyjnë me forca të shumta për të përmirësuar cilësinë e skuadrës. Sipas mediave britnaike objektivi kryesor është sulmuesi i Chelsea-t, Diego Costa.
Klubi zikaltër është i gatshëm të vendosë në tryezë jo pak, por 65 milion euro për të drejtat e 28 vjeçarit. Një shifër e lartë që mund të merret në konsideratë nga drejtuesit e klubit londinez. Megjithatë do të jetë e vështirë që për këtë lëvizje të merret aprovimi i Antonio Contes. Tekniku italian i bluve është njeriu që ka risjellë në superformë braziliano-spanjollin, i cili nga një lojtar problematik është shndërruar në figurën kryesore të skuadrës eqë aktualisht kryeson kampionatin anglez. Costa deri më tani ka realizuar 10 gola në kampionat dhe udhëheq renditjen e golashënuesve.
Për momentin nuk ka ende bisedime konkrete por nuk përjashtohet nisje e një negociate në javët e ardhshme, teksa nën vëzhgimin e klubit milanez është edhe kileni i Arsenalit , Alexis Sanchez. Ndërkohë që verën e ardhsme projektohet një merkato ëndrrash për Interin, ku në fokus janë Verrati, Angel Di Maria dhe James Rodriguez.
KOHA JONË SONDAZH

