Interi gati të shpërblejë Inzaghin me kontratë të re dhe pagë më të mirë

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi do të shpërblehet me një kontratë të re nëse skuadra e tij fiton titullin këtë sezon në Serie A. Trajneri 47-vjeçar italian ka shkëlqyer te zikaltërit që nga ardhja në qershor të vitit 2021, duke i udhëhequr drejt dy Kupave të Italisë, tre Superkupave të Italisë dhe finalen e Champions League.

Inzaghi ka arritur ta transformojë Interin në një nga skuadrat më të mira në futbollin Europian, dhe e ardhmja e tij në klub nuk duket në dyshim, pavarësisht se ka vetëm 18 muaj të mbetur nga kontrata e tij aktuale.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, kontrata e Inzaghit me Interin do të zgjatet automatikisht me një vit nëse klubi fiton kampionatin italian këtë sezon, por ai gjithashtu do të shpërblehet edhe me një rritje page të ndjeshme. Simone Inzaghi ka drejtuar Interin në 141 ndeshje deri më tani, duke marrë 93 fitore, 24 barazime dhe 24 humbje në të gjithë kompeticionet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?