Interi hidhet në sulm për anësorin e Marseille, Luis Henrique

Interi ka interes për Luis Henrique, sulmuesin e krahut të talentuar te Marseja. Drejtuesit e zikaltërve kanë nisur kontaktet me klubin francez. Sipas “Sportmediaset”, kjo negociatë nuk do të jetë e thjeshtë, sepse lojtari kushton nga 30 deri në 35 milionë.
Italianët janë të vendosur për ta sjellë në Milano, pasi shikojnë tek ai potencial që mund të bëjë mirë në vazhdim.
Luis Henrique është vetëm 23 vjeç, i talentuar dhe në këtë sezon ka realizuar 9 gola dhe ka dhënë edhe 7 assite. Ai luan në të dy krahët.
Interes për shërbimet e tij ka edhe Bajerni. Për këtë arsye tek Interi duan që të shpejtojnë, që të mbyllin akordin, në mënyrë që të shmangin pengesa të mëtejshme me merkaton e verës që po afron.