Interi hidhet në sulm për portierin Emiliano Martinez

Pas pasigurive të shfaqura nga Yann Sommer në ndeshjen ndaj Arsenalit, jo të parat gjatë këtij sezoni, dhe me kontratën që i skadon në vitin 2026, Interi ka vendosur të përshpejtojë planet për të ardhmen e portës. Drejtuesit zikaltër po lëvizin që tani për të mos u gjendur të papërgatitur dhe kanë identifikuar një profil të nivelit të lartë.

Emri kryesor në listë është ai i Emiliano “Dibu” Martinez. Sipas Corriere della Sera, Interi ka nisur tashmë kontaktet e para për portierin argjentinas, kampion bote me Albicelesten. Pavarësisht dy çmimeve Yashin të fituara në vitet e fundit, aventura e Martinezit te Aston Villa duket se po shkon drejt fundit.

Operacioni, megjithatë, paraqitet i ndërlikuar. Pengesa kryesore mbetet paga e lartë që portieri përfiton në Premier League, një nivel rroge që vështirë se mund të përballohet nga klubi italian pa një kompromis të rëndësishëm. Në këtë kuptim, një sakrificë ekonomike nga ana e vetë lojtarit do të ishte kusht i domosdoshëm për të çuar përpara tratativën.  Interi po studion situatën me kujdes, i vetëdijshëm se bëhet fjalë për një investim strategjik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?