Interi humbet edhe Lukakun, belgu drejt rikthimit të bujshëm tek Chelsea

Interi mund të mbetet edhe pa Romelu Lukakun në sezonin e ri. Zikaltrit deri më tani i kanë rezistuar ofertës prej 100 milionë eurosh si dhe kartonin e Marcos Alonsos, por në orët në vijim mund të ndryshojë gjithçka.

Kampionët e Italisë po përpiqen të mos humbasin të tjera pjesë nga skuadra që fitoi titullin por duket e pamundur me insistimin e anglezëve që tashmë ofrojnë plot 130 milionë euro. Në këtë pikë diferencën mund ta bëjë vetëm dëshira e sulmuesit belg dhe Lukaku duket i hapur për rikthimin në ishull sipas asaj që raportojnë mediat në Itali.

Nëse ky operacion finalizohet, atëherë kalimi i belgut te Chelsea do të ishte blerja më e bujshme e klubit të Abramovic, njëkohësisht shitja e më shtrenjtë në historinë e klubit milanez. Blutë i sigurojnë bomberit 28-vjeçar 12 milionë euro plus bonuse në një sezon, 4.5 milionë më shumë nga ajo që Lukaku përfiton në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?