Interi i Chivu ka nisur të funksionojë, shumë sinjale pozitive nga Sardenja

Interi ka nisur sërish të ecë me ritmin e duhur. Nga transferta e vështirë në “Unipol Domus” kundër Cagliarit, skuadra e Cristian Chivu rikthehet me tre pikë të arta dhe me shumë sinjale pozitive si nga loja, ashtu edhe nga individët.

Zikaltërit dominuan në mesfushë falë Calhanoglu dhe Mkhitaryan, të rikthyer në formën e tyre më të mirë fizike dhe taktike, ndërsa shfrytëzuan në maksimum krahun e majtë. Goli i parë erdhi në pjesën e parë nga Lautaro Martinez, i cili shënoi pas një krosimi perfekt të Bastonit. Në pjesën e dytë, ishte Dimarco që dhuroi një tjetër asist të artë për Pio Espositon, i cili realizoi golin e parë të tij në Serie A.

Cagliari tentoi të reagojë, duke rrezikuar me një goditje në shtyllë nga Folorunsho, por Interi rimori menjëherë kontrollin e lojës, rriti ritmin dhe menaxhoi ndeshjen me personalitet deri në fund, pa lejuar surpriza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fazën difensive, prania e Akanji dha garanci të plota si në mbrojtje ashtu edhe në nisjen e aksioneve nga pas. Me një Lautaro vendimtar në rikthim pas problemeve fizike, dhe me debutimin me gol të “xhevahirit” Pio Esposito, gjithnjë e më i dashur për tifozët, Interi e mbylli me festë mbrëmjen në Sardegna.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?