Interi i Chivu me dy “fytyra”, shënon shumë por pëson shumë

Në këtë fillim sezoni, për Interin duket se “sulmi është mbrojtja më e mirë”. Në katër ndeshjet e para të kampionatit, skuadra e Cristian Chivu ka marrë një kontribut të rëndësishëm nga prapavija, duke arritur të shënojë tre gola.

Rrjetën e parë e gjeti Bastoni në fitoren 5-0 kundër Torinos, më pas erdhi goli i Dumfries ndaj Udineses dhe së fundmi shënoi Dimarco në suksesin me Sassuolon. Një traditë që vazhdon edhe pas largimit të Inzaghit, pasi vetëm sezonin e kaluar mbrojtësit zikaltër kishin realizuar 31 gola, me Dumfries protagonist absolut me 11 finalizime.

Megjithatë, problemi i madh për teknikun rumun shihet në anën tjetër të fushës. Sommer dhe Martinez janë mbrojtur më pak se zakonisht, dhe Interi ka pësuar 7 gola në Serie A, shifra më e lartë e viteve të fundit (krahasuar me 4 në 2021/22, 5 në 2022/23, 1 në 2023/24 dhe 3 në 2024/25).

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht, pjesën më të madhe të këtij bilanci e rëndon sfida “e çmendur” kundër Juventusit, e përfunduar 4-3 për bardhezinjtë, por mbetet e qartë se zikaltërit duhet të punojnë fort për të gjetur ekuilibrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas fitores me Sassuolon, Chivu e pranoi hapur:  “Duhej ta kishim mbyllur më shpejt ndeshjen”.

Pra, Interi gjen gola nga çdo repart, por dobësitë në mbrojtje janë sinjali i parë i alarmit për stafin teknik.

Interi i Chivu me dy “fytyra”, shënon shumë por pëson shumë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?