Interi i Contes sfidon Beneventon e Inzaghit, Vidal dhe Hakimi titullarë

Interi do të luajë pas pak minutash sfidën e prapambetur të javës së parë në transfertën ndaj Benventos. Trajneri Conte ka vendosur që t’i besojë Sanchez nga minuta e parë, duke lënë në stol Lautaro Martinez. Ndryshime ka edhe në mesfushë, teksa dy blerjet e reja Hakimi dhe Vidal do të zbresin në fushë që nga minuta e parë.

Në krahun tjetër ekipi i Pippo Inzaghit do të kërkojë fitoren e dytë në kampionat. Caprari, Moncini dhe Insigne do të provojnë të vendosin në vështirësi mbrojtjen me 3 të zikaltërve.

SHKARKO APP