Interi i falet kapitenit Lautaro ndaj Atalantës dhe rimerr kreun

Pas humbjes ndaj Bolognës në Superkupë, Interi kthen menjëherë faqen në kampionat dhe e mbyll vitin 2025 i vetëm në krye të renditjes. Në javën e 17-të të Serie A, skuadra e Chivu triumfon 1-0 ndaj Atalantës, duke iu përgjigjur fitoreve të Milanit, Napolit dhe Juventusit dhe duke mbrojtur vendin e parë me 36 pikë.

Në New Balance Arena, zikaltërit marrin kontrollin e ndeshjes që në pjesën e parë, duke diktuar ritmin dhe krijuar rastet më të pastra. Megjithatë, Thuram dhe shokët e tij nuk arrijnë të thyejnë mbrojtjen kompakte bergamaske.

Në fraksionin e dytë, Luis Henrique dhe Barella shpërdorojnë dy mundësi të arta për të kaluar Interin në avantazh. Momenti vendimtar vjen në minutën e 65-të, kur Pio Esposito përfiton nga një gabim i Djimsitit, topi shkon te Lautaro Martinez, i cili me një goditje të saktë me të majtën zhbllokon rezultatin dhe vendos fatin e ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat e fundit, Atalanta përpiqet të reagojë dhe i shkon shumë pranë barazimit, por Samardzic humbet një rast të pastër përpara portës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?