Interi i pamëshirshëm në Seria A, i shënon 5 gola Sassuolos
Inter ka regjistruar një fitore të thellë 5-0 ndaj Sassuolos, në ndeshjen e javës së 24-të të Serie A. Jan Bisseck zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të për Interin, ndërsa Marcus Thuram dyfishoi avantazhin në minutën e 28-të, duke mbyllur pjesën e parë me 2-0 për vendasit.
Në pjesën e dytë, Inter vazhdoi dominimin: Lautaro Martínez shënoi golin e tretë në minutën e 50-të, ndërsa Manuel Akanji dyfishoi epërsinë tre minuta më vonë, në minutën e 53-të. Luis Henrique vulosi fitoren 5-0 në minutën e 88-të.
Mesfushori i Sassuolos, Nemanja Matić, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të, duke e lënë ekipin me një lojtar më pak. Me këtë fitore, Interi ngjitet në krye të Serie A me 58 pikë, ndërsa Sassuolo mbetet në vendin e 11-të me 29 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

