Interi i pandalshëm në Seria A, mund Leccen dhe arratiset +10 nga Milani

Në javën e 26-të të Serie A, Inter merr një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Lecce në stadiumin Via del Mare, duke treguar se në kampionat mbetet e frikshme.

Pjesa e parë ishte e balancuar, me Interin që tentoi të rrezikonte kryesisht nga krahët, por portieri Falcone shpëtoi disa raste të pastra të Luis Henrique dhe Pio Esposito. Lecce rezistoi edhe pas zëvendësimit të Gasparit për shkak të një dëmtimi, dhe pjesa e parë përfundoi 0-0.

Në fraksionin e dytë, skuadra e drejtuar nga Chivu shtoi presionin, por goli i Dimarcos u anulua pas kontrollit me VAR për pozicion jashtë loje të Thuram. Ndryshimet e teknikut rezultuan vendimtare: Henrikh Mkhitaryan shënoi në minutën e 75-të pas një krosi nga këndi, duke kaluar Interin në avantazh. Shtatë minuta më vonë, Akanji vulosi rezultatin 2-0 me kokë, gjithashtu pas një këndi të ekzekutuar nga Dimarco.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore, Inter blindon kreun e tabelës me 10 pikë avantazh ndaj rivalit të Milanit, i cili do të luajë ndeshjen e tij ndaj Parmas ditën e diel.

Swiss Digital Mobile Reklama
LECCE-INTER 0-2 | HIGHLIGHTS | Inter Strengthen Lead At The Top | Serie A 2025/26

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?