Interi i përgjigjet Barcelonës për Lautaro Martinez: Po na merrni për budallenj?

Barcelona-Lautaro Martinez është një çështje e destinuar të bëhet telenovela e ardhshme e merkatos. Pavarësisht mohimeve të zakonshme, diçka po lëviz e dëshira e blaugranave për të marrë argjentinasin në “Camp Nou” është e fortë.

Inter, ndërkohë, nuk ka nevojë të shesë e për ta lejuar transferimin duhet një ofertë e parefuzueshme që për momentin është larg. Pas propozimit të fundit të Barças, drejtuesit e Inter janë nervozuar: “Na merrni për të çmendur apo për budallenj?” ka qenë përgjigja e zikaltërve, sipas asaj që bëjnë të ditur nga Spanja.

“Në mëngjesin e të premtes, një drejtues i Interit ka komentuar në këtë mënyrë ofertën e fundit të Barcelonës: pyeste nëse mendonin se në klubin zikaltër kishte budallenj apo të çmendur, përballë shkëmbimit të ofruar nga blaugranat”, ka rrëfyer një gazetar i Mundo Deportivo.

Problemi, përveç pjesës ekonomike të negociatave është tek lojtarët e ofruar për shkëmbim: Rafinha, Todibo, Semedo mes të tjerëve. Lojtarë me kualitet, por vënë në merkato nga Barcelona sepse konsiderohen të tepërt. bNë këtë pikë ka ardhur pozicionimi i italianëve me një mesazh të fortë për katalanasit: të paktën 90 milionë cash dhe një lojtar në shkëmbim.

SHKARKO APP