Interi i zhytur në borxhe, United synon t’i rrëmbejë një nga dy yjet

Romelu Lukaku mund të kthehet në një problem për Interin, për shkak se zikaltrit nuk e kanë paguar shumën e parave që i detyrohen anglezëve të Manchester United për transferimin e sulmuesit belg.

Klubi italian së fundmi nuk ka paguar një bonus të parashikuar në kontratë, duke aktivizuar sipas Corriere dello Sport një klauzolë që i detyron ata të paguajnë tarifën e mbetur nga marrëveshja e bërë mes klubeve.

Nuk bëhet fjalë për një shumë të vogël, pasi janë 47 milion sterlina që Interi duhet të paguajë. Zach Lowy ndërkohë raporton se “Djajtë e Kuq” po tentojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë.

Klubi i Premier League kërkon të marrë në këmbim sulmuesin Lautaro Martinez ose mbrojtësin Milan Skriniar, për të barazuar marrëveshjes mes tyre. Interi duhet që sa më parë të gjejë një zgjidhje për këtë situatë.

Zach Lowy on Twitter: "Inter failed to pay Manchester United a bonus for the Romelu Lukaku transfer, triggering a clause that will force them to immediately pay the remaining fee of the

SHKARKO APP