Interi ia rrëmben Barcelonës talentin brazilian
Interi ka hyrë në garë për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Santosit, Lucas Lima, që e dëshiron në “Giuseppe Meazza” këtë verë.
Sipas Sky Sport Italia, Inter është i sigurt që do të arrijë marrëveshje me Liman.
27 vjeçarit do t’i skadojë kontrata në dhjetor të këtij viti dhe Santos do të tentojë të përfitojë ekonomikisht nga shitja e brazilianit.
Lucas Lima ka bërë 14 paraqitje për Brazilin dhe ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në “Camp Nou” te Barcelona.

KOHA JONË SONDAZH

