Interi këmbëngul për Kumbullën, por Lukaku del kundër kësaj lëvizje

Interi është shumë i interesuar për afrimin e Marash Kumbulla-n. Beppe Marotta është i gatshëm të paguajë dhe 20 milionë euro për kartonin e mbrojtësit. Hellas Verona do të ishte shumë e lumtur me një shifër të tillë dhe është e gatshme të negociojë.

Drejtuesit e klubit janë të bindur nga lojtari shqiptar, por u ka dalë një problem i papritur. Fjala është për sulmuesin Romelu Lukaku që nuk e do futbollistin e kombëtares sonë.

Ai po këmbëngul që Interi të afrojë në merkaton e verës Jan Vertonghen. 32-vjeçari del si futbollist i lirë në verë, pasi nuk ka pranuar të rinovojë me Tottenhamin. Belgu është lojtar me eksperiencë dhe mund të mbulojë një rol të rëndësishëm tek Interi.

Zhang ndërkohë pëlqen më shumë futbollistin shqiptar edhe për shkak të moshës, teksa presidenti kinez dëshiron të ndërtojë një skuadër të re dhe fituese nën drejtimin e trajnerit Conte.

SHKARKO APP