Interi kërkon ish-trajnerin e Juventusit për të zëvendësuar Conten

Pas largimit të Antonio Contes, Interi tani është plotësisht i përqendruar për të marrë një trajner të ri për t’ia besuar pankinën. Dy pista tashmë janë venitur. Kryesorja ishte ajo që çonte te Massimiliano Allegri, por livornezi ka gjithçka gati për kthimin e tij te Juventus në vend të Andrea Pirlos.

Asgjë për të bërë për Simone Inzaghi, i kontaktuar nga drejtuesit zikaltër, por që të mërkurën në mbrëmje rinovoi me Lazion deri në vitin 2024. Tani emri i parë në listën e Beppe Marotta është ai i Maurizio Sarrit, i cili, u ndal për një vit pas shkarkimit nga Juve.

Allegri ishte zgjedhja e parë e Marotta-s, por strategu livornez duket se ka zgjedhur rikthimin te Juventusit. Interi nuk mundi të gjente gjuhën e përbashkët për vijimin e aventurës me Conten dhe tashmë duhet të kërkojë një strateg të ri. Zgjedhja e një tjetër ish-juventini nuk duhet ti ketë bërë të lumtur tifozët e Inter, por për momentin Sarri është opsioni më i mundshëm.

SHKARKO APP