Interi kërkon një anësor, objektivi i Chivu është rikthimi i Perisic
Interi është i ndarë mes Europës dhe kampionatit, por për momentin fokusi është vetëm te Serie A. Para sfidës së fundit të Champions League kundër Borussia Dortmundit, zikaltërit kthehen te kampionati ku i pret ndeshja me Pizën, në një garë për titull që mbetet plotësisht e hapur.
Kalendari i ngjeshur nuk lejon pushime dhe vështirësitë po ndihen sidomos në krahun e djathtë: Dumfries do të mungojë edhe për më shumë se një muaj, ndërsa Luis Henrique, ndonëse në rritje, nuk ka bindur plotësisht dhe ka luajtur pa ndalesë javët e fundit.
Për këtë arsye, Interi po vlerëson një përforcim në merkaton e janarit, e cila mbyllet më 2 shkurt. Trajneri Cristian Chivu kërkon një lojtar të gatshëm menjëherë për skemën 3-5-2. Një emër që mbetet në pritje është Ivan Perisic: kroati dëshiron rikthimin, por gjithçka varet nga pozicioni i PSV-së në Champions. Interi pret dhe shpreson.
Nëse klubi holandez mbetet jashtë play-off-it të Champions League, atëherë mund të vlerësojë shitjen e një lojtari që në shkurt do të mbushë 37 vjeç. Për Interin, Perisic do të ishte një garanci e menjëhershme: 254 ndeshje me fanellën zikaltër, njohje perfekte e ambientit dhe gatishmëri për të firmosur një kontratë 6-mujore me opsion, me një pagë të përballueshme.
KOHA JONË SONDAZH

